Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.
- Pritet që më të dukshme kthjellimet të jenë gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes. Ndërsa vranësirat do të shpeshtohen përkohësisht gjatë mesditës dhe pasdites.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.