Zlatan Ibrahimovic ka vënë lapsin në letër, duke rinovuar kontratën e tij njëvjeçare me Milanin.
Rossonerët kanë lëshuar një njoftim në rrjetet e tyre sociale, duke thënë se suedezi ka nënshkruar marrëveshje të re.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic deri më 30 qershor 2023”.
“Sulmuesi suedez do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 11”, thuhet në njoftimin e tyre.
Paolo Maldini dhe Frederic Massara vizituan Ibrahimovicin në vilën e tij në liqenin Garda së fundmi dhe siguruan nënshkrimin e tij në marrëveshjen e re njëvjeçare.
Kontrata do ta shohë atë të fitojë një pagë fikse prej rreth 1.5 milionë euro neto në sezon, por bashkëngjitur janë bonuse që lidhen me asistimet, golat dhe objektiva