Pas më shumë se 3 mijë vitesh, arkeologët kanë zbuluar një thesar në luginën pranë Oberhalbstein në Zvicër.
- Ndërsa kërkonin gjurmë të ushtrisë romake, një grup arkeologësh gjetën diçka akoma më të hershme, një koleksion me 80 artefakte që datojnë nga viti 1200 p.e.s ose ndryshe ‘epoka e bronzit’.
Sendet ishin vendosur brenda një kutie druri të mbështjella me lëkurë dhe të groposur në luginë.
Shumica e thesareve të varrosura ishin objekte metalike, ndoshta të lidhura me prodhimin e metaleve në Alpe, thanë arkeologët.
- Koleksioni përfshinte disa copa bakri të papërpunuar, drapëra, sëpata, pjesë të sharrës dhe bizhuteri. Shumë prej artikujve kanë një nuancë blu-jeshile, ndërsa të tjerët kanë një ngjyrosje të bardhë.
Thesaret 3000-vjeçare u gjetën pranë një vendbanimi të njohur parahistorik dhe një rruge qendrore transporti që kalonte nëpër Alpe, thanë arkeologët. Thomas Reitmaier, një arkeolog e përshkroi gjetjen si unike për zonën.