Vapa ekstreme e kësaj vere pati një ndikim të madh në akullnajat zvicerane, duke përfshirë atë të Corvatsch në Zvicrën juglindore, ku shtresat e akullit të datuara rreth 7000 vjet më parë u shkrinë.
Lajmi është raportuar nga Dpa duke cituar studiuesin e akullnajave Matthias Huss.
“Ajo që po shohim është më e keqe se çdo gjë që menduam të ishte e mundur më parë”, tha Huss për agjencinë gjermane të lajmeve. Me shkrirjen e akullit ka ndryshuar rrënjësisht edhe peizazhi, vijon Huss. Lajme dramatike ka edhe nga Austria. Në Tirol, për shembull, një akullnajë që ka qenë nën vëzhgim shkencor për dekada po shkrihet më shpejt se sa pritej.