Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut promovoi veprimtarinë e shënimit të përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku mori pjesë edhe zv. Kryeministri Artan Grubi, duke cekur se u bë edhe promovimi i librit “Letërsia nga burgu”.
Z. Grubi ka shkruar se “përgëzoj Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të RMV-së të cilët prej themelimit e deri më sot kanë dhënë kontribut në rrafshin e hulumtimeve shkencore, organizimin e konferencave dhe tribunave të shumta shkencore si dhe botimin e shumë veprave shkencore nga autorë të ndryshëm.”
Postimi i Artan Grubit:
Kënaqësi që pikërisht sot, në ditën e mbajtjes së Besëlidhjes së Lezhës, Kuvendit të Princërve Shqiptar, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut promovoi veprimtarinë e tij gjatë vitit 2020.
Nder që isha pjesë e aktiviteteve të sotme të këtij instituti. Ky promovim nuk kishte vetëm një motiv pasi që përveç prezantimit të veprimtarisë një vjeçare, sot u promovua edhe libri i autorit Bajram Kosumi me titull “Letërsia nga burgu”.
Përgëzoj Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të RMV-së të cilët prej themelimit e deri më sot kanë dhënë kontribut në rrafshin e hulumtimeve shkencore, organizimin e konferencave dhe tribunave të shumta shkencore si dhe botimin e shumë veprave shkencore nga autorë të ndryshëm.