Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, nën drejtimin e zv. Kryeministrit Artan Grubi, është marrë vendim për disa projekte të qytetit të Gostivarit, këtë e ka bërë të ditur ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social.
Propozimi për projekte, sipas zv. Kryeministrit Grubi, ka ardhur nga Ministri i Informacionit, Nuredini për financimin e aktivitetit për ndërtimin e kolektorit në Gostivar.
Postimi i plotë, i z. Grubi në fb:
Kujdesemi për Gostivarin.
Edhe sot drejtova seancën e Qeverisë ku shqyrtuam e miratuam edhe Informacionin e Ministrit Nuredini për furnizim publik të financimit të aktivitetit për ndërtimin e kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe atmosferik për Bllokun urban 21 në Gostivar.
Obliguam ministrinë e Financave që në bazë të mendimit të dhënë pozitiv të sigurojë mjetet e parashikuara në Buxhetin e saj për vitin 2022, përkatësisht të ndajë 77.335.260,00 denarë dhe për vitin 2023 edhe 31.215.200,00 denarë.