Në përfundim të sezonit 2021-22, futbollistët francez kanë votuar për 111-shen më të mirë të Lgues 1. Lionel Messi së bashku me shokët e skuadrës, Marco Verratti dhe Neymar, nuk janë pjesë e 11-shes më të mirë të sezonit në kampionatin francez.
Futbollisti argjentinas, Messi nuk pati një vit pozitiv me PSG-në, pasi hasi në vështirësi për t’u ambientuar në “Parkun e Princave”.
Çmimet nga “UNFP Trophees” u ndanë pas votave të futbollistëve profesionistë të ligës, pra ky është një vlerësim i vetë lojtarëve.
Edhe pse u kritikua nga tifozët dhe nga mediat, Giggi Donnarumma u zgjodh portieri i vitit, edhe pse në ekip kishte konkurrencë të fortë nga një portieri si Keylor Navas.
Natyrisht, në këtë ekip nuk kish se si të mungonte Kylian Mbappe, i cili me gjasa është duke e kaluar sezonin e fundit në Ligue 1.
Pra, lista përbëhet më së shumti nga lojtarët e PSG-së, të cilët e dominuan kampionatin francez në edicionin 2021-2022.
Ja 11_shi fitues.