5.3 miliardë lekë pritet që të kushtojnë zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se kjo është shifra e parashikuar sipas llogaritjeve.
- Nga këto, 3 miliardë Celibashi tha se janë llogaritur për projektin e votimit elektronik në 6 bashki të tjetra nëse ai projekt do të realizohet.
“5.3 miliardë lekë prej të cilave 3 miliard është kosto e llogaritur për projektin e votimit elektronik në 6 bashki të tjera. Në rast se ky projekt do të realizohet, do të ketë këtë kosto. Gjithë pjesa tjetër e diferencës përbën koston e gjithë aspekteve të tjera të procesit zgjedhor”, u shpreh Celibashi.
Sipas Celibashit, në zgjedhje do të përfshihen 352 punonjës, pa përfshirë operatorët e identifikimit elektronik.