Mund të duket e pazakontë, por është e vërtetë.
Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan.
Nusja u të.rhoq gjatë ceremonisë në daljen nga gjykata, vetëm disa minuta pasi lidhën kurorë.
Arsyeja e divorcit ishte sepse burri i saj i ri e quajti atë “budallaqe” para të ftuarve dhe gruaja u zemërua aq shumë sa ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata.
Sipas mediave vendase, raportohet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha një divorc në të njëjtën gjykatë.
Martesa tre minutëshe e çiftit është cilësuar edhe si më e shkurtra në histori.
Ndërkohë shumë përdorues në rrjetet sociale uruan ish-nusen për trimërinë e saj dhe u shprehën se do të kishin bërë të njëjtën gjë nëse burri i tyre me të cilin sapo ishin kurorëzuar do t’i quante “budallaqe”.