Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka dhënë lajmin e shumëpritur, Sharri shpallet zonë e mbrojtur, në kategorinë Park kombëtar.
Sharri do të përjetojë si asnjë herë më parë, mbrojtje të ekosistemit, si vlerë e trashëguar e jashtëzakonshme që në jetën e qytetarëve ka luajtur rol të pazëvendësueshëm e burim për banorët e kësaj ane.
Këtë lajm të shumëpritur e bëri publik zv. kryeministri Artan Grubi, në rrjetin social.
Ja postimi:
EDHE NJË LAJM I MIRË
Qeveria e RMV-së mori vendim për shpalljen e Malit Sharr zonë të mbrojtur në kategorinë Park kombëtar.
Ky vendim u miratua pasi që kjo zonë përmban vlera të larta biologjike e kulturore dhe përveç që i përmbush detyrimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare për mbrojtje të diversitetit dhe biodiversitetit, gjithashtu mundëson dhe shfrytëzimin e potencialeve për zhvillim, përkatësisht ngjalljen e eko-turizmit.
Realizojmë premtimet ⛰