Kur mendoni për objekte të ndritshme në qiellin e natës, mund t’ju vijnë në mendje Hëna ose Venusi.
Nje planeti jashtëzakonisht i nxehtë duket se është i mbështjellë me re metalike të bëra prej titani dhe silikate që reflektojnë 80 për qind të dritës përsëri në hapësirë eshte zbuluar nga shkencetaret .
Kjo e bën atë objektin më reflektues të universit të njohur, duke kapërcyer Venusin, e cila reflekton rreth 75 për qind të dritës hyrëse.
“Është një pasqyrë gjigante në hapësirë”, tha James Jenkins nga Universiteti Diego Portales. Planeti, i quajtur LTT9779b, dhe ylli i tij ndodhen rreth 264 vite dritë nga Toka në drejtim të yjësisë.
- Diametri i planetit është rreth 4.7 herë më i madh se Toka dhe ai rrotullohet shumë afër yllit të tij, që do të thotë se temperatura e sipërfaqes së tij është rreth 3270°F (1800°C) – më e nxehtë se lava e shkrirë.
Një atmosferë me re me bazë uji, si në Tokë, do të ishte hedhur në erë nga rrezatimi diellor shumë kohë më parë.Por ata besojnë se retë e tij janë metalike, një kombinim i titanit dhe silikatit.
“Ne madje mendojmë se retë mund të kondensohen në pika dhe të ketë shi titani që bie në pjesë të atmosferës,” tha Jenkins.