4 në 10 emigrantë që kalojnë ilegalisht kanalin e ‘La Mansh-it’ që ndan pjesën kontinentale të Europës nga Britania e Madhe, janë nga Shqipëria. Ky konstatim vjen nga Daily Mail bazuar në një raport të zbulimit ushtarak britanik .
Referuar të dhënave të publikuara bëhet me dije se vetëm në 6 muajt e parë të 2022, rreth 1075 emigrantë kaluan ilegalisht me gomone, shifër kjo shumë herë më e lartë krahasuar me një vit më parë ku në 12 muaj u regjistruan 757 kalime të kësaj natyre.
Shtimi i rasteve sipas ekspertëve vjen dhe për shkak se ky aktivitet sot po reklamohet fuqishëm dhe në rrjetet sociale, kryesisht në Tik Tok, ndërsa cmimi për person arrin deri në mbi 5 mijë paund.
Aktivitet i paligjshëm kryehet përmes gomoneve të mëdha që sipas medias angleze blihen në Kinë. Për të parandaluar këtë aktivitet i cili kohët e fundit është kthyer një shqetësim jo vetëm për autoritet britanike por dhe ato shqiptare ka komunikim të vazhdueshëm mes dy policive pasi fenomeni sa vjen e po rritet.
Krahas këtyre vendeve, për goditjen e këtij aktiviteti ka një angazhim dhe nga autoritetet franceze të cilat kanë shtuar fondet më disa milionë paund vetëm e vetëm për të shtuar patrullimet në zonat detare ku kalojnë këta emigrantë illegal.