Fenomeni i emigrimit po demton Shqiperine ne nje mase qe nuk imagjinohet. Emigrim i permasave te tilla nuk mbahet mend as gjate luftrave te ndodhura ne vite.
- Osmanet ,Serbet ,Greket dhe pushtuesit e tjere nuk arriten te shkaktonin nje vale te tille emigrimesh.
Lind pyetja : Perse emigrojne ? Ku shkojne ? Pse nuk rrine ne vendin e tyre ?
Jam munduar ti kthej pergjigje po asnjher nuk kam arritur te jem i sakte me kete pjese. Normal nje faj te madh e ka politika e cila e ka marre persiper misionin per te zbrazur Shqiperine. Berati eshte nje nder qytetet e prekura me shume nga emigrimi.
- Fshatra te ndryshem dikur me nje numer konsiderueshem banoresh sot jane zhdukur nga harta midis te cilave : Sazhdani ,Vojniku ,Mesme , Likollara , Qafe Dardha ,Rehova ,Terpani etj
Mos te permendim ketu lagjet historike si : Kala ,Mangalem ,Gorice ,13 Shtatori ,22 Tetori etj.
Ky fakt eshte mjaft i dukshem ne qytet gjate diteve te javes. Mjafton te dalesh ne xhiro dhe shikon vetem njerez te moshes se 3-te qe ecin larte e poshte sa per te thene qe ne kete qytet akoma jetohet. Nderkohe qe qeveria ka hedhur 70.000.000 Euro ne Qytet mijra te rinj ikin . Perse u dashka valle te hidhen 70.000.000 euro ne Fasada kur ketij vendi po i iken arteria kryesore. Keta te bankes boterore qe vine me delegacione perurojne sheshe dhe vetem sheshe. A sjellin lek sheshet dhe betonet ? A sjellin Zhvillim sheshet dhe Betonet ? A e frenojne emigrimin?
- Eshte ironi e madhe qe keto sheshe qe supozohet te mbushen me rini do te jene ikona e braktisjes se ketij vendi.
Ne vend qe ky shtet ti veri gishtin kokes dhe te mendoj te hedhi ato dy leke direkt te te rinjte duke i mbeshtetur per te marre nje profesion e pasi te ken marre nje profesion ti japi 20.000 euro cdo te riu per te nisur nje enderr ne Berat. Po behet komplet e kunderta duke u hedhur miliona euro ne tendera dhe ne sheshe te cilat duket sikur i kane perpire te rinjte dhe komplet jeten e qytetit.
Do te thote dikush qe emigrim ka kudo ..
- Po eshte e vertete qe ka emigrim kudo por ky qe po ndodh ne Berat nuk eshte emigrim eshte spastrim etnik.
Marrë nga “Berati.net”