Pas kërkimesh janë gjetur dy turistët gjermanë që ranë në humnerë në Theth. Turistët gjermanë mësohet se janë alpinistë.
Ata ishin duke ngjitur malin, kur është shkëputur dëbora duke shkaktuar një ortek, i cili i ka zënë poshtë. Cifti mësohet se janë burrë e grua. Dyshohet se burri ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja është plagosur. Kanë qenë dy turistë të tjerë që i kanë parë nga larg, të cilët kanë lajmëruar policinë.