Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka ‘konfirmuar’ lajmin se është një dashamirëse e traditës shqiptare.
Përmes një reagimi në Twitter, Kim shkruan se i pëlqenjnë këngët dhe valet shqiptare si dhe një kafe ose një gotë raki me miqtë.
“Më lejoni të konfirmoj “lajmin” : Unë vërtet i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të ndaj një raki ose kafe me miqtë kudo që shkoj, dhe e dua #Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur të shqiponjave #shqiperia”– shkruan ambasadorja.