Ylli i televizionit bën gjestin e jashtëzakonshëm, gjen mikun e pastrehë pas 13 vitesh dhe e lumturon pa masë

Khloe Kardashian ka treguar anën e saj më humane në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, teksa u rilidh me një mikun e saj të pastrehë. Ylli i televizionit është njohur me mikun e saj, Shorty, në sezonin e parë të KUWTK dhe tashmë që spektakli po shkon drejt fundit ajo i ka siguruar atij një apartament për të jetuar. Khloe dhe familja e saj kishin humbur kontaktet me Shorty-n për 13 vite dhe pas kaq shumë kohësh arritën ta gjenin.

Pas shumë përpjekjesh vajzat e familjes Kardashian e gjetën Shorty-n dhe madje i siguruan një apartament me qira që ai të jetë më i pavarur. “Zoti bën mrekulli”, u shpreh Shorty pasi u takua sërish pas shumë vitesh me familjen e famshme.

Ndërkohë kujtojmë se këto kohë Khloe ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me fansat e saj për postimet që bën në rrjete sociale, sidomos në lidhje me trupin. Pas gjithë këtyre kritikave, Khloe tregoi publikisht se si dukej trupi i saj pa filtra dhe pa ndërhyrje. Gjithashtu ajo rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të që përballet me paragjykimet e njerëzve në lidhje me pamjen e saj të jashtme.

“Kjo jam unë dhe trupi im i paprekur dhe pa filtra. Fotografia që u publikua këtë javë është e bukur. Por si dikush që ka pasur probleme me imazhin e trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu – dhe më pas ia shpërndan botës – ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet – pavarësisht se kush je.

Në të vërtetë, presioni, tallja e vazhdueshme dhe paragjykimi për t’u dukur perfekte gjithë jetën dhe për të plotësuar standardet e të tjerëve se si duhet të dukem ka qenë shumë për t’u duruar. ‘Khloe është motra e shëndoshë’. ‘Khloe është motra e shëmtuar’. ‘Babai i saj duhet të jetë tjetër sepse ajo duket shumë ndryshe’. ‘Mënyra e vetme që duhet të ketë humbur peshë është operacioni’”, u shpreh ajo në reagimin e saj.

 

 

Author: admin