Kryefjala e katër muajve në Shqipëri ka qënë Donald Veshaj. Aktori i humorit i cili u fut brenda Big Brother VIP për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh u përfol për lojën brenda shtëpisë, lidhjes së mëparshme me Bora Zemanin, shoqërinë dhe afrimitetin e tepërt me Semi Jaupajn, lidhjen e re të krijuar me Beatrix Ramosaj dhe INATIN që ka së fundmi me produksionin, pasi doli i 2 në garë.
Mirëpo përpos të gjithave, Donaldi është përfolur edhe për stilin që ka. Ai është shfaqur me një stil të veçantë dhe deri dikur edhe të parë më parë…
Gjithnjë me kapele në kokë, kanatjere, bluze të shkurta, me kostume të gjera dhe me shumë tatuazhe… kjo pamje që kemi parë te Donaldi për 4 muaj është e ngjashme me atë të artistit Fred De Palma.
Nëse nuk jeni në dijeni të artistit italian, me siguri kënga Una volta ancora me Ana Mena, do j’ua kujtojë zërin dhe pamjen e tij.
Fred De Palma është një artist i njohur në Itali. Ai e ka nisur karrierën muzikore në vitin 2007 në Torino, e më pas është bërë fitues i shumë çmimeve edhe në Milano. Karriera e 32-vjeçarit mori hov në vitin 2010 kur ai bashkëpunoi me Dirty C , duke krijuar grupin Royal Rhymes. Sot ai numëron me miliona klikime në Youtube dhe është shumë i kërkuar nga vajzat në mbarë botën.
Por ndyshe nga Donaldi (përveç stilit) De Palma është në një lidhje stabël dhe madje shumë krenar për partneren që ka në krah.
Me siguri Donaldi do e ketë ndjekur Fred në postimet e tij unike dhe dëshira për ti përngjarë do ketë qënë e madhe. Por syrit të publikut nuk i shpëton dot. A ia ka arritur qëllimit që të jetë në të njëjtin nivel si këngëtari italian? Atë e gjykoni ju…/Shqiperia ime.com.al