WhatsApp me një risi të re për ata që kanë dy telefona

WhatsApp është gati të prezantojë risinë e re, që do të sjellë përfitime kryesisht për ata që përdorin më shumë se një telefon. Sipas WABetaInfo, përdoruesit së shpejti do mund të përfitojnë nga risia ‘sinkronizim’ me dy telefona njëkohësisht.

Aktualisht për të kaluar bisedat, me foto, dokumente e video duhet të bëni Back-Up dhe Restore, para se të hapni aplikacionin me numrin tuaj në një telefon tjetër. Kjo do të bënte që në telefonin e vjetër disa mesazhe të fshihen ndërsa të rejat të mos shfaqen më.

Por me versionin e update të ri (2.21.10.6) do të mund të mbani dy aplikacionet me të njëjtin numër, në të dy telefonët. Kjo do të thotë se nëse do të fshish një mesazh specifik, mesazhi do të zhduket në të dy telefonët. Në mënyrë të ngjashme edhe mesazhet e reja, që do të shfaqen tek të dy.

Kjo risi nuk dihet ende se kur do të vihet në funksion. Por para lancimit, WhatsApp do duhet të pyesë përdoruesit nëse bien dakord për kushtet e reja të privatësisë, një praktikë që ndodh zakonisht para azhurnimit.

Author: admin