Bulqiza: Spaho, Cane, Souman ( Delishi 70′), Merepeza, S. Lika, Shkreta (Deda 76″), Fida (Koxherri 60″), D. Taku (Asllani 46′), F. Taku, A. Likaj ( Uka 60′), Kadiu. Trajner: Hakik Cekici.
Vora: Hidi, Stafa, Xhemalaj, Vrapi ( A. Xhabafti 70′), Bashaj, Balla ( Mema 46′), Gjoni, Qato (Lala 79′ ), Sefa, Raboshta (Nikolla 79′ ), Sefa, Magani (Zena 84′). Trajner: Artan Mergjyshi.
Gjyqtare: S. Kazazi (Kavaje) A. Demiraku (Durres), D. Kasa (Kavaje), M. Cemeri ( Durres). Delegat: Krenar Alimehmeti (Tirane). Vëzhgues Engjell Pjetrushi (Lezhe).
Takimi i luajtur në Kamëz midis “vendasve” të Bulqizës dhe Vorës nuk ka patur histori teksa që në minutën e 5, Magani do të “vriste” lojën me atë gol të shënuar në prolog të lojës. Përballë një superekipi me kualitete të nivelit të Hidit, Xhemalaj, Raboshta, Magani etj etj “formaliteti” nuk mund të dilte përtej formalitetit. Alturizmi i vorakëve ka shkuar deri në shënimin e 4 golave.
Fillimisht Magani dhe më pas Xhemalaj në të 16’ do të lajmëronin fitoren e një ekipi që me përbërjen ndodhet “aksidentalisht” në këtë kategori. Edhe pse epërsia ka qenë evidente trajneri Mergjyshi i ka mbajtur në tonus futbollistët duke ju kërkuar që të respektonin garën, por njëherazi kjo epërsi ju ka shërbyer për të konsoliduar skemat taktike.
Ish trajneri i mirënjohur dhe njëherazi administrator i Fk Vorës Eldian Topi, pas takimit do të shprehej : Për Vorën fitoret janë detyrim. Është një detyrim jo vetëm për tifozerinë tonë por edhe për investimin që është bërë në këtë ekip. Pas asaj humbje të pameritueshme me Shënkollin, besojmë se tani nuk do ketë hapa fallso. Grupi i ka të gjitha kapacitetet që të bëjë diferencën nga ekipet e tjera. Objektivi jonë është i qartë, luajmë vetëm për kategorinë e 1.
Korresp “JEHONA.Info”
Abdulla Dushku