Vora e uritur, fillimisht projekti dhe administratori .Ndërsa protagonistët japin “kushtrimin” dhe tregojnë objektivat
Elvis Çelmeta caktohet si trajner i skuadrës
Pas një sezoni “fatkeq”, të lënë pas, skuadrës së Vorës i kthehet në administrim për sezonin 2022-23, një emër i madh, i njohur në botën e futbolli, Eldian Topi. Jo vetëm specialist i mirëfilltë për futbollin, por dhe një specialist në menaxhimin e skuadrës duke patur edhe një përvojë prej më shumë 13 vitesh, si trajner futbolli e të një karriere gjithnjë të sukseshme. Në dorë të tij është lënë këtë sezon administrimi i Vorës me synime tashmë të qarta, jo vetëm në aspektin teknik, për skuadrën e cila synon rikthimin në kategorinë e parë, por edhe në aspektin infrastrukturor, ku parashikohet të ndërtohet një stadium dhe një fushë stërvitore. Këtë garanci do ta jap bashkëpunimi i ngushtë mes Administratorit të ri të klubit, Eldian Topi dhe Bashkisë së Vorës.
Blutë e Vorës vijnë këtë sezon, në kategorinë e dytë, pasi nuk mundën ti mbijetonin formulës së re me 16 skuadra, ku rrezikoheshin 6 skuadra, duke u rikthyer pas dy vitesh përsëri aty ku e nisën 5 vite më parë, pasi dolën për herë të parë në skenë si një ekip profesionist.
Pamvarësisht rënies në kategorinë e dytë, skuadra e Vorës ka bërë një paraqitje mjaft dinjitoze në sezonin e shkuar, ku nuk ka patur probleme financiare, apo borxhe të lëna ivazive. Edhe administrimi i mëparshëm nga Emiljano Gega, ka qenë i përkryer, teksa u ndërtua një skuadër ambicioze.
Por këtë vit Bashkia e Vorës ja ka besuar administrimin e këtij klubi një specialisti të futbollit dhe janë të gjitha mundësitë që të kalojë këtë sezon të kategorisë inferiore, duke e konsideruar si një periudhë tranziti, por edhe në menaxhimin sa më të drejtë të skuadrës.
Administratori Eldian Topi, shpalos objektivat dhe synimet
Vora e këtij sezoni do të vij me një projket ambicioz dhe me fytyrë të re. Si administrator i klubit të sapo zgjedhur, nuk kam ardhur krejt rastësisht këtu.
Synimet – Me Vorën unë do të kërkoj titullin kampion të kategorisë së dytë dhe ringjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë. Jo se është një oreks që unë jam mësuar tashmë me tituj kampion në karrierën time, por garanci dhe mbështetëse mbetet këtë radhë, Bashkia Vorë. Ne së bashku kemi një plan ambicioz, më një fytyrë të re. që në marrjen e detyrës ideja dhe projekti nga ana e Bashkisë më pëlqeu, pasi nuk flitet vetëm për ndërtimin e një skuadre futbolli, me të tilla synime por edhe për një infrastrukturë moderne. Që këtë muaj kanë nisur të rregullohen terrente sportive, si dhe shumë shpejt do të jetë gati stadiumi i Vorës dhe një fushë stërvitjeje, gjithnjë në bashkëpunimin e ngushtë Federatë-bashki.
Cilësia e skuadrës – do të ketë në përbërje futbollistë cilësorë, mbase dhe me karrierë në kategorinë e parë. Kjo do të jetë etapa jonë në ditët në vijim ku skuadra të ketë lojtarë që të kenë në shpirt idenë e kampionit.
Stafi teknik dhe adminitrues – Po punohet në këtë drejtim dhe së shpejti një staf të kompletuar në çdo drejtim, që nga trajneri zëvëndës trajnerët, trajneri stërvitjes atletike apo I portierëve, etj.
Trajneri – Skuadra e Vorës do të drejtohet nga trajneri Elvis Çelmeta, edhe ky mjaft i njohur në fushën e trajnimit, duke ardhur nga një skuadër e madhe siç është Partizani.
Faza përgatiore – do të nis në mesin e korrikut e deri në atë periudhë kam besimin e plotë se i kemi plotësuar, të gjitha projektet tona si në drejtimin e skuadrës po ashtu edhe në stafin teknik të kompletuar.
Ka deklaruar Administratori Eldian Topi.
Për “Jehona.Info”
Abdulla Dushku