9-vjeçari Ryan Kaji, i cili komenton dhe vlerëson lodrat e ndryshme me video në YouTube, është cilesuar nga Forbes si personi që fitoi më shumë nga platforma në vitin 2020.
Në kanalin e tij zyrtar, Ryan World, i mituri ka më shumë se 12 miliardë shikime dhe fitoi gati 30 milion dollarë vetëm në 2020.
Ryan nisi të bënte video në YouTube në mars të vitit 2015, dhe që atëherë ka fituar miliona dollarë dhe mijëra ndjekës besnikë.
Sipas Forbes, i mituri që dikur reklamonte lodrat e kompanive të ndryshme, duket se sot është kthyer në një “brand”.