Për herë të parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë pritur ndërrimin e viteve si prindër dhe padyshim kjo natë do jetë e paharrueshme për ta. Të gjithë ishim kuriozë se si ishte atmsofera në shtëpinë e tyre dhe ata nuk ngurruan të na e tregonin përmes fotove dhe urimeve publike në rrjetet sociale.
Ishte reperi ai që ndau një foto me Sarën dhe një me Poem Blu, duke shkruar se 2020 ka qenë një vit i vështirë, mirëpo atij i ka sjellë dritën e syve dhe se e mbylli atë me shumë ngrohtësi.
2020-ta ka qene e rende per te gjithe, e edhe per mu, por ne fund me solli nje drite te syve dhe ky vit po permbyllet me shume ngrohtesi. Gezuar per dite te reja plot shprese>
Edhe Sara bëri një urim plotë dashuri për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Në një selfie përkrah Ledrit, Sara shkruante se 2020 ishte ndryshe, por e veçantë.
2020 ishe kaq ndryshe, por kaq e veçantë për ne. 2021 qoftë i mbarë për të gjithe ne dhe na sjelltë vetëm të mira! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!
Dhe ëmbëlsira për në fund, Poem Blu Vula. Sikurse e dini vogëlushja ka tashmë një llogari personale në Instagram që menaxhohet nga babi dhe mami e ata kanë bërë një urim edhe nga ana e saj mbrëmjen e djeshme.
Duke postuar një foto të Poemës me dy gishtat lartë(Peace), ata kanë shkruar:
2 javët e fundit të vitit 2020 ishin të këndshme, por 2021 do të jetë e mrekullueshme. Unë jam këtu. Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve.
© SYRI.net