Duket se për reperin me famë Arkimed Lushaj (Stresin), Viti i Ri 2021 ka ndryshuar komplet jetën e tij, duke filluar nga arratia pas protestës e deri te martesa konfuze me bashkëshorten që jeton në Kanada, Kejsin.
Me rastin e festave, ishte Kejsi ajo që hodhi dritë mbi marrëdhënien e tyre pas largimit të tij drejt Londrës.
Në ato pak rreshta Kejsi i bënte me dije këngëtarit se e ka mbajtur gjithnjë në zemër dhe e ka trajtuar si mbret, pavarësisht gjithçkaje që mund të ketë ndodhur në jetën e tyre.
Ndërkohë që Stresi është në arrati nga Policia në Britani, Kejsi ndodhet në Kanada. Largësia mes tyre ka bërë që shpeshherë të kenë përçarje e keqkuptime.
Tashmë çifti është sërish bashkë pas shumë ndarjesh, mirëpo nuk ishin pranë për të kaluar Vitin e Ri. Kejsi nga Kanadaja zgjodhi që urimin për Arkimedin ta bënte publik në “Instagram”.
Dhe pse një ditë e veçantë feste, Kejsi shprehej e trishtuar që ata asnjëherë nuk e kishin festuar një vit së bashku. Në ato pak rreshta Kejsi i bën me dije këngëtarit se e ka mbajtur gjithnjë në zemër dhe e ka trajtuar si mbret, pavarësisht gjithçkaje që mund të ketë ndodhur në jetën e tyre.
E pas kësaj letre publiku, Stresi i ka habitur të gjithë me postimin e tij të fundit, ku i bënte një dedikim prekës Kejsit, që dukej si një kthim përgjigjeje.
Komentuesit ngelën të habitur ndërsa shpreheshin se nuk e kuptonin ende se si duhet ta marrin këtë dedikim, si një shprehje dashurie apo si një “lamtumirë” bashkëshortes që e do shumë?
“E shtrenjtë Kejsi, të uroj gëzuar, qofsh e lumtur në vitet e ardhshme. Ti meriton të gjithë lumturinë e botës, je vajzë shembullore. Unë kam dhe do të kem respekt gjithmonë për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar. Por unë gjithmonë do të kujtoj sepse më trajtove si mbret!”, shkruante Stresi në postimin e tij.
Kujtojmë që marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit ishte kthyer në një telenovelë, pas shumë ndarjesh e ribashkimesh. Gjatë një miniinterviste me ndjekësit, tregoi se është shumë e vështirë të mbash një marrëdhënie në distancë për shkak se lindin keqkuptime.
“Është shumë e vështirë, duhet të jesh 100 herë më e kujdesshme, e sinqertë, ekspresive etj., sepse kur nuk mund të shihesh, është shumë herë më e lehtë të keqkuptohesh. Mendoj se mund të mësosh vërtet nëse njeri është plotësisht për ty… Kur je e dashuruar, nuk ka rëndësi se ku jeton ky person, ti do të numërosh ditët se kur do ta shikosh sërish dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi!”, shkroi ajo.