Instagrami është shndërruar në një platformë biznesi. E më së miri atë e përdorin VIP-at tanë.
Veç postimeve nga jeta e tyre e përditshme, duket se të shumta janë reklamat që personazhet e njohura bëjnë duke përfituar shuma të majme.
Të shpejta kanë qenë ndryshimet edhe në rrjetet sociale, duke ‘rrëzuar nga froni’ disa personazhe, e duke fuqizuar disa të tjerë. Kështu Arbana pasi shkëlqeu me moderimin e saj për gati 5 muaj në Big Brother, e ka përkthyer këtë eksperiencë edhe në një rritje të çmimeve për reklamat që bën në Instagramin e saj.
E njëjta gjë vlen edhe për Bora Zemanin. Moderatorja u pasurua nga historia e dështuar me Donaldin. Pasi aktori nisi një lidhje me Beatrix, Instagrami i ish-të dashurës kërceu në plot 1 milion dhe në një ndër personazhet më të dashur.
Ndaj edhe çmimet për publikimet në këtë platformë u dyfishuan. Bëhet me dije se moderatoret marrin nga 1500 deri në 5 mijë euro për çdo postim që ato bëjnë në profilet e tyre.
Nëse i hedhim një sy rrjeteve të tyre sociale, do të shohim se kompanitë që ato reklamojnë shtohen për ditë, duek shtuar edhe të ardhurat e tyre./Shqiperiaime.com.al