Pas nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku, kanë dhënë dorëheqjen edhe dy anëtarë të tjerë të kryesisë.
Gazetari Osman Stafa bën të ditur për Balkanweb se deputetët Flamur Hoxha dhe Ori Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen mesditën e sotme si anëtarë të kryesisë.
Gjatë votimit të djeshëm Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kryetar të PD-së, ndërsa Nebiaj abstenoi.