VIDEO/ Sfida që ka pushtuar botën, “Jerusalema Dance” shkon në… Devoll

Magjia e “Jerusalema Dance” duket se ka depërtuar kudo. Ritmet fantastike të kësaj kënge, kanë shkuar edhe aty ku nuk është menduar kurrë më parë.

Sfida që ka “pushtuar” botën, këtë herë ka ngritur në kërcim shkollën “Ethem Zhgaba” të krahinës së Devollit, ku mësues dhe nxënës kanë zgjedhur të përcjellin një mesazh domethënës.

Nën drejtimin vizionar të drejtorit të shkollës Endri Fifo, ata kanë realizuar një video ku shfaqen duke kërcyer për t’u dhënë të gjithëve mesazhin se gjithçka do të kaloj dhe se arsimi do të jetë si më parë.

Video është shpërndarë në faqen zyrtare të shkollës në You Tube duke marrë një numër të lartë shpërndarjesh në pak kohë. “Ethem Zhgaba” dhe shumë shkolla të tjera të kësaj krahine, dallohen për aktivitetet e shumta që përpiqen të realizojnë duke sfiduar hera-herës edhe kushtet e vështira.

Edhe këtë herë vlen të thuhet se, Devolli i vlerave arriti të përcjellë mesazhin e paqes, shpresës dhe energjisë për të nesërmen ashtu siç ia ka lënë amanet edhe lideri shpirtëror i krahinës, poeti i madh Dritëro Agolli. / Tema

 

Author: admin