VIDEO/ Pasi e bëri tatuazh, modelja ruse i shpreh dashurinë Don Xhonit

Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues. Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestylet’ e tij. Videot dhe këngët e tij tashmë kanë bërë gjiron e rrjetit në platforma të ndryshme si Youtube, Instagram dhe TikTok.

Kurse para disa javësh ishte një modele ruse-koreane e cila i kishte bërë ftesë atij që të vizitonte Moskën sepse ajo ishte një fanse e madhe e tij, sot ajo ka publikuar videon ku shihet në krahun e saj një tatuazh i portretit të Don Xhonit ku ajo shkruan “Ju jeni gjithmonë me mua”.

Në një Instagram Live modelja është dëgjuar duke i shprehur dashurinë reperit në gjuhën shqipe. Në videon e shpërndarë nga Rrxedits në Instagram Don Xhoni mund të dëgjohet duke i thënë asaj t`ia thotë se e do në shqip.

Dhe modelja pa hezituar vazhdon t`i përgjigjet “Të dua”, “Të dua Don Xhon”. Pas deklaratës së modeles reperi shqiptar mund të dëgjohet duke qeshur natyrisht i lumtur me deklaratën e modeles seksi, ndonëse ata mund të mos kenë asgjë romantike ende dhe kjo mund të jetë një deklaratë dashurie për të si artist.

https://www.youtube.com/watch?v=E9evqOnGwPQ

Njihuni me modelen ruse, fansja e 'flaktë' e reperit drenicak!

Lajme rreth Ariana Lirey – Dosja AL

E çmendur pas Don Xhon, modelja ruse gdhend në trup reperin shqiptar (FOTO  LAJM) – Albeu.com

 

Author: admin