VIDEO/ GRUAJA I VË FLAKËN SHTËPISË, MERR LIBRIN DHE ULET TË SHIJOJË PAMJEN

Një lajm i çuditshëm vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkak është bërë një grua dhe veprimi i saj.

Gail Metwally, 47 vjeçe, nga Maryland dyshohet se i vuri flakën shtëpisë së saj ndërsa një grua tjetër ishte brenda.

Pas këtij momenti ajo mori një karrige, një libër dhe u ul në oborr duke e parë atë të përpihet nga flakët.

Një dëshmitar bëri video të momentit kur ajo u ul në oborr dhe po “shijonte” pamjen e shtëpisë teksa digjej.

Ai tregoi se Metwally kishte vendosur zjarre të shumta brenda shtëpisë përpara se të ulej në karrige dhe të shihte se si digjej shtëpia ndërkohë që brenda ishte një grua.

Ndërsa shtëpia po digjej, dëshmitarët dëgjuan një grua në një dritare të bodrumit duke bërtitur për ndihmë.

Kalimtarët e ndihmuan në mënyrë të sigurt nga dritarja.

 

 

Author: admin