VIDEO/ DREJTON SHTET ME MILIONA BANORË POR NUK DI TË VESHË UNIFORMËN STUDENTORE

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është dekoruar me një doktoraturë nderi nga Universiteti i Johns Hopkins në Uashington, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Merkel është vënë në një situatë të sikletshme gjatë një moment.

Arsyeja?!

Ajo ka hasur mjaft vështirësi teksa ka tentuar të veshë uniformën zyrtare të universitetit.

Edhe pse një punonjës i erdhi në ndihmë, kancelarja sërish nuk arriti të vendoste si duhet veshjen, duke e vendosur uniformën me kokë poshtë.

Kjo ishte vizita e fundit zyrtare e Merkel në SHBA.

Ajo ka zgjedhur të largohet nga partia që drejton në fund të mandatit dhe do të largohet nga skena politike pas zgjedhjeve të 26 shtatorit që do të mbahen në Gjermani.

Author: admin