Vetëm 19 vjeç, ky është miliarderi më i ri në botë! Ja çfarë ka krijuar ai

Vitalik Buterin, një programues 27-vjeçar ruso-kanadez, është shpallur miliarderi më i ri në botë.

Ai krijoi “Ethereum”, kriptomonedhën e dytë më të famshme dhe më të vlefshme, në 2013 kur ishte 19 vjeç, raporton “CNN”.

What Is Ethereum And How Does It Work? – Forbes Advisor

Buterin ka në pronësinë e tij mbi 330 mijë monedha me “Ether”, me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedha digjitale, e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarësh.

Së fundmi, “Ether” kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021.

Blerja e “Ether” është rritur vrullshëm me nisjen e vitit 2021, paralelisht me rritjen e njerëzve për financa të pakontrolluara.

Ethereum Whale Transfers 46,793 ETH to Binance | Finance Magnates

Buterin ka lindur në Moskë, në vitin 1994, dhe u zhvendos më vonë me familjen në Kanada ku krijoi dhe monedhën digjitale. Më herët, Buterin punonte në revistën e “Bitcoin” si bashkë-themelues i saj, ndërsa tashmë është rivali kryesor i tij.

Në 2014, ai u zgjodh të ishte pjesë e “Thiel Felloëship”, një program dy-vjeçar i krijuar nga miliarderi Peter Thiel që “jep 100,000 dollarë të rinjve që duan të ndërtojnë gjëra të reja në vend që të ulen në një klasë”.

Ethereum Is Coding's New Wild West | WIRED

Së fundmi, 27-vjeçari miliarder dërgoi 600 mijë dollarë në Indi për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

Ai nuk është shumë aktiv në mediat sociale, befasues për një djalë me 1.4 milion ndjekës të Twitter.

Vitalik Buterin - CoinDesk

Vitalik Buterin's Ethereum Holdings Reach $1 Billion | Finance Magnates

 

Author: admin