Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.
Peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete. Kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.
Bukuritë e rralla natyrore vinë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguar nga paraardhësit tanë. Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur brez pas brezi.
Nëse jeni gati, por edhe nëse keni ende dyshime, turistë të huaj por edhe vendas ju paraqesim 20 vendet turistike që do t’iu impresionojnë: