Vasili: Pasi plaçkiti 10 vite pronat, tani Rama kërkon të lajë duart

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kthimin e shërbimeve të Kadastrës online.

  • Vasili u shpreh se pasi i vodhën pronat përmes Kadastrës, Rama tani bën sikur po lan duart dhe bën thirrje për dorëheqje të punonjësve.

Reagimi

Rama vodhi egërsisht pronat 10 vjet rresht, tani do vazhdojë vjedhjen me digitalizim!

Pasi i vodhën pronat përmes kadastrës me ndërgjegje të plotë dhe me një plan të mirëpërcaktuar në funksion të vetes dhe oligarkëve tani Rama bën sikur po lan duart.

Tani Rama po thotë qe duhet të japin doreheqjen pas një dekade të plaçkitjes dhe grabitjes më të madhe të pronave në histori.

Pasi plaçkitën pronat në bregdetin e Jonit dhe ndërruan 15 drejtorë në Vlore ku Rama ishte kryedeputet po bëjnë sot sikur po lajnë hajdutërinë më të madhe, që ju është bërë pronave.

  • Pas 15 Drejtorëve të shkarkuar në Vlorë Edi Rama duhej të jepte dorëheqjen dhe të largohej menjëherë se ishin drejtorët, që i emëronte qeveria e tij që vidhnin dhe plaçkisnin.

Dhe kjo është përgjegjësi direkte  e Edi Rames që sot do të laje duart nga krimi me pronat.

Plaçkitjen e pronave dhe shkatërrimin e dokumentacionit nuk e bëri as diktatura.

Sot banda e hajduteve përmes digitalizimit, që ka rezultuar një dizaster i vërtetë po rreket të gënjejë sikur problemet u zgjidhën.

  • Po pronat që u grabitën, po dëmi i pallogaritshëm në kurriz të qytetareve, që kanë dhjetë vjet që u vidhen egërsisht pronat.

Rama është kryesuesi i bandës së vjedhjes së pronave dhe këtë nuk e luan topi.

Ndaj çdo majmuneri me digitalizime që janë thjesht një vjedhje e re e gjoja me e kamufluar, por edhe më e rrezikshme sepse është pra vazhdim i vjedhjes.

Author: jehona