Dashuria e vërtetë triumfon pavarësisht rrethanave dhe largësisë! Momentet e propozimit për martesë janë gjithmonë emocionuese. Kjo video është e pazakontë, pasi djali ka zgjedhur ta propozojë vajzën që dashuron në aeroportin e Rinasit.
Një video që ende sot, edhe pse kanë kaluar dy vite nga momenti romantik, vijon të shikohet masivisht në rrjete sociale, shkruan ShkodraNews.
Në video shfaqet vajza e emocionuar pa masë pasi nuk e priste një surprizë të tillë në aeroport. E padyshim që ajo tha “Po”.