Vajza i tha “Të pëlqej” në TikTok, ai udhëtoi 1046 kilometra për ta takuar

Një histori moderne dashurie. Një çift i ri nga SHBA nisën një romancë të vrullshme nëpërmjet TikTok, e cila rezultoi në një udhëtim prej 1046 kilometrash për takimin e tyre të parë.

Vajza, Taylor Bier, 25 vjeç, po shihte një video në TikTok të Matt Bannon, 26, i cili po notonte dhe në komente kishte marrë shumë komplimente, kështu që ajo vendosi të provonte shansin.

Por ajo mori një përgjigje prej tij që rezultoi në një bisedë dhe meqenëse në fillim kishin dyshime se mos tjetri rezultonte mashtrues, folën fillimisht në Facetime. Pas dy javësh, Matt vendosi të fluturonte nga Dallas, Teksas drejt Omahas në Nebraska për të realizuar takimin e parë me Taylor.

Takimi i parë ishte një skenë filmi: në aeroport dhe prej atje, romanca e tyre lulëzoi në një marrëdhënie në distancë, por të dy takohen çdo muaj. Taylor e ka dokumentuar të gjithë marrëdhënien e tyre në platformën nga ku nisi gjithçka: TikTok.

Man flies 650 miles for a first date after reading a TikTok comment | Metro News

 

Author: admin