Jam një grua si gjithë të tjerat, e martuar qe 10 vjet. Burrin e mora me dashuri dhe ishte dashuria ime e parë. Por, gjithçka ndryshoi kur u njoha me Lulin, i cili më kënaq, e jo si burri që veç bëhet se po kryen punë, shkruan
E doja burrin shumë, por nuk di nëse më ka dashur edhe ai mua. Dhe, mendoj se po ta duash shumë dikë, nuk ke pse e tradhton, nuk ke pse ia lëndon shpirtin.
Në familjen time ishim edukuar në mënyrë shumë strikte, sa i përket kësaj çështjeje. Nëna ime thoshte se gruaja duhet të jetë e virgjër kur të martohet dhe duhet ta ruajë nderin e saj për vete, në radhë të parë. Kështu ishte dikur, sepse tani gjërat kanë ndryshuar. Po, ç’të bësh kur burri të del ndryshe nga sa e ke imagjinuar? Mund ta merrni me mend edhe vetë sa e doja tim shoq. Në krye të dy vjetësh u bëmë edhe me fëmijë dhe vajza ishte drita e syve tanë. Megjithatë, edhe në familjen tonë filluan disa ndryshime. Në fillim seksi mes nesh ishte i kënaqshëm, të paktën kështu mendoja unë, meqë ishte eksperienca ime e parë. Im shoq tregohej i kujdesshëm ndaj meje, por, me kalimin e kohës, ai filloi të ftohej. Nuk bënim dashuri më aq shpesh dhe me aq pasion si më parë, bile dalëngadalë duhej ta bëja gjithmonë unë hapin e parë, sepse ai nuk kujtohej…
Pse më tr/adhtoi im shoq?
Tani, pas shumë kohësh, kur risjell në mend ato ditë, mendoj se ai ka dashur të më lërë, por nuk ka gjetur guximin e duhur. Për këtë arsye mendoi t’më tra/dhtonte, që të isha unë ajo që do e lija. Mora vesh se në punën e tim shoqi kishte ardhur një grua e re. Ishte e martuar dhe kishte edhe ajo një vajzë, si ne. Këto m’i tregoi burri. Pastaj, më tha se vajzën e kishte bërë me një burrë tjetër, jo me të shoqin, se nuk e donte të shoqin, i cili dyshonte për atësinë e fëmijës. Në atë kohë unë fillova t’i bëja pyetje vetes: Cila ishte ajo grua që i hapej aq shumë tim shoqi dhe i tregonte të fshehtat e familjes së saj?
Dhe, pa dyshim, fillova të mendoja keq për të, sepse ju thashë se kisha marrë një edukatë krejt tjetër në familje. Por, im shoq, mesa dukej, nuk mendonte ashtu. Siç duket, mu ai tip gruaje i pëlqenin, bile i dukeshin të çliruara nga paragjykimet (ashtu siç është edhe vetë). Nga natyra jam tip skeptike, bile edhe kur zemra dyshon në një gjë, mendja më thotë të pres, derisa ta vërtetoj mirë e mirë, që të mos kem asnjë dyshim.
Si e zura tim shoq me “pelë për dore”?
Një ditë dëgjova tim shoq që fliste në celular me zë të ulët. Në ato kohë e kisha vënë re edhe që largohej nga shtëpia orar e pa orar dhe unë fillova të bëhesha xheloze. Deri në atë kohë nuk isha xheloze, sepse ai nuk më kishte dhënë shkas. Edhe sot e kësaj dite, kur xhelozia ime nxjerr krye herë pas herë, i them vetes se nuk jam xheloze e sëmurë, se fund i fundit nuk është faji im. Më vonë, shumë vonë e kuptova se ai i thoshte asaj në telefon fjalë të ëmbla, si: “shpirt, zemër”. Një ditë, rastësisht ia hapa adresën e e-mailit. Ai i kishte shkruar asaj, të dashurës. I kishte rrëfyer jetën e tij dhe shpesh në letër përmendte fjalën “shpirt”. M’u duk sikur më ra tavani mbi kokë. Ai kurrë nuk më kishte shkruar fjalë aq të ëmbla mua. E thirra të vinte në dhomë dhe, ndërsa po qaja, e akuzoja se më kishte tradhtuar.
Ai më thoshte se as vetë nuk e dinte se çfarë ndjente për atë grua, por më siguronte se nuk kishin shkuar bashkë në sht/rat. Kush i hante tani pallavrat e tij U përpoq t’më qetësonte, bile u përpoq të bënim dashuri bashkë… E, unë isha krejtësisht e ngrirë, sepse nuk doja as t’më afrohej. Pastaj, ai më tha se po të doja, mund ta lija.Aty për aty mendova ta lija, vërtet, por pastaj mendova për vajzën, e cila kurrë nuk kishte për të pasur një familje ashtu siç duhej, kështu që vendosa ta falja tim shoq. I thashë me lot në sy se do ta falja, por nuk do ta harroja. Pse kishte vepruar ai ashtu me mua? Pse më kishte bërë gjënë që nuk duroja më shumë në botë. Dhe, koha ecte, por nuk mund ta harroja atë që më bëri. Atë gruan as e njoh as dua t’ia shoh surratin. Për fat të keq, kam humbur besimin tek im shoq dhe mundohem ta kontrolloj sa herë kam mundësi. Nuk është mirë ta kontrolloj kështu, por xhelozia ime është më e fortë se unë. Të paktën, kështu nuk më bën për budallaqe. Dhe, dashur e pa dashur, mendja më shkoi të gjeja një njeri, që di t’më vlerësojë dhe të më ofrojë atë që dua…
Si u njoha me inkasantin
Pas nja një muaji në derë u dëgjua zili. Kur hapa derën ishte inkasanti i rrymës. Ma dha në dorë fletëpagesën. Nuk di, por një d/ridhje ma përshkoi trupin kur ma preku dorën. Ai e hetoi atë dhe me një qeshje të lehtë më tha
“A nuk ka bujrum në kafe në këtë banesë. Po i thashë eja brenda