Burime për SuperSport konfirmojnë se mesfushori vlonjat ka arritur akordin paraprak me klubin e Elbasanit, që këtë sezon garon në Kategorinë e Parë dhe do të synojë ngjitjen në Superiore.
- Zyrtarizimi mungon ende, por duket se Telushi ka zgjedhur verdheblutë për të vijuar karrierën, aty ku këtë sezon janë afruar edhe lojtarë të tjerë të njohur të Superiores, si Bedri Greca, Edon Hasani, Karakaçi, Rami, Idrizaj etj., teksa klubi drejtohet nga një emër si Nevil Dede, i cili ka qenë kapiten në titullin e fundit të fituar nga Elbasani, në vitin 2007.
Bruno Telushi u shpall kampion me Partizanin në sezonin që kaloi dhe pak ditë më parë rinovoi edhe kontratën, por një debat me trajnerin Zoran Zekiç pas ndeshjes me Ludogorets në Champions, solli edhe divorcin e tij me ‘të kuqtë’.