Deri më tani, firma kaliforniane Unplugged Performance i ka përqendruar përpjekjet e saj në ofrimin e kënaqësisë së ngasjes nga çdo model i Tesla, madje ndërtoi një veturë garash Model S Plaid e cila drejtohej nga Randy Pobst në çdo garë të Pikes Peak që nga viti 2021.
-
Por tani është pak më ndryshe. Po, është një veturë policie Model Y dhe do të hyjë në shërbim në Pasadenën Jugore së shpejti pasi ky qytet do bëhet i pari në SHBA që zëvendëson të gjithë flotën e veturave të policisë me vetura elektrike.
Unplugged dëshiron që kjo të jetë një pjesë kryesore e biznesit të saj edhe në të ardhmen, madje kjo është një dëshirë aq e madhe, sa që kompania ka nisur një divizion krejt të ri të flotës i njohur si UPfit, shkruan Top Gear.
- Tani, UPfit bën disa pretendime mjaft të mëdha në lidhje me përfitimet e Tesla-s së saj ndaj veturave të zakonshme të policisë të markës Ford. Divizioni UPfit llogarit se Modeli Y kushton 91,990 dollarë, kjo pasi të jetë blerë dhe konvertuar në specifikimet e veturave policore, ndërsa një Ford Police Interceptor Utility Hybrid ka një çmim prej 98 mijë dollarëve.
Si rezultat, UPfit llogarit një kursim të mundshëm të kostos pesëvjeçare prej 27,012 dollarësh kur përdor Modelin Y në krahasim me një Ford me fuqi hibride.
“Zgjedhja e Tesla-s si platforma për automjetet tona patrulluese është një dëshmi e përsosmërisë së pashembullt inxhinierike dhe performancës së dëshmuar që ato ofrojnë”, thotë James Hedland, drejtor i flotës në Unplugged Performance.