Maurice Hastings kaloi më shumë se 38 vjet burg për një vrasje që nuk e kishte kryer është liruar pasi provat e ADN-së treguan një të dyshuar tjetër, tashmë të vdekur.
- Maurice Hastings, tani 69 vjeç, u dënua për vrasjen e Roberta Wydermyer në vitin 1983, e cila u vra me një të shtënë me armë në kokë. Trupi u gjet në bagazhin e automjetit të saj.
Hastings fillimisht u gjykua për vrasje në rrethana të veçanta me zyrën e prokurorit të qarkut që kërkonte dënimin me vdekje, por juria në atë kohë nuk ishte në gjendje të merrte një vendim. Ai u gjykua përsëri dhe u dënua për vrasje, grabitje dhe sulm seksual, me një juri që e dënoi në 1988 me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.
Ai u dënua gjithashtu për dy tentativa për vrasje, të bashkëshortit të zonjës Wydermyer dhe mikut të tij, sipas NBC4, pavarësisht se asnjë provë fizike nuk e lidh ndonjëherë zotin Hastings.
Hastings qëndroi i pafajshëm në burg për gati katër dekada.
“Ajo që i ka ndodhur zotit Hastings është një padrejtësi e tmerrshme”, tha në një deklaratë prokurori i qarkut George Gascón.
“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi.”
Hastings dukej i emocionuar pasi dënimi i tij u rrëzua nga gjykata.