URA E KASABASHIT

Ura e Kasabashit gjendet në afërsi të qytetit të Çorovodës, në rrethin e Skraparit dhe është ndërtuar në vitin 1640 nga Reis Mimar Kasëmi, arkitekt i rëndësishëm i Perandorisë Osmane.

Ura ngrihet mbi lumin e Guakut nga Tomorica, degë e lumit Osum. Ndërtimi i kësaj ure, sipas teknikës së ndërtimit, mendohet se ka nisur në shekullin XVII. Në atë kohë, ura ka lehtësuar tepër shkëmbimin e mallrave dhe lëvizjen e njerëzve midis trevës së Skraparit dhe qendrave të afërta tregtare, ndër të cilat më të mëdhatë kanë qenë Korça dhe Berati. Pra nëpër këtë monument kalonte rruga e karvaneve Berat-Skrapar-Korçë.

Në gjinitë e ndërtimeve inxhinierike, ky monument është një nga perlat e trashëgimisë kulturore të qarkut të Beratit dhe jo vetëm.

Ura ka një gjatësi 26 metra dhe gjerësi 3 metra. Ura e Kasabashit futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese. Në qendër të kompozimit spikat qemeri i madh me hapësirë 12 metra, i cili paraqitet me një konstruksion me majë të mprehtë. Qemeri kryesor konturohet sipër nga një kornizë guri, 5 cm të trashë. Edhe dritaret shkarkuese ashtu si edhe qemerët anësorë janë ndërtuar në formë gjysmërrethore.

Author: jehona