Saimiri një djalë i ri, që është rritur, edukuar, shkolluar dhe ka ngritur karrierrën në Gjermani vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri.
Produksioni i “Love Story” e prezantoi si:
Ai është një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me nje shpirt të ndjeshëm, dhe empatik.
Saimiri punon si financier në profesion dhe sipërmarrës i disa bizneseve të suksesshme në Gjermani.
Protagonisti 33-vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie por beson fort tek dashuria e vërtetë.
A është vërtet i pasur Saimiri?
Produksioni nuk qenka treguar symprehtë dhe të rregullojë gafat në klipet “e bukura” që i shfaqen publikut.
Në një fragment, tregohet qartë se në bluzën e Saimirit është harruar pa u fshehur mirë etiketa e bluzës, shkruan meganews.al.
Kjo foto nuk u ka shpëtuar përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët shkruajnë:
“Ku është Saimiri i pasur”?
Me sa duket, Saimiri nuk paska aq para sa për të shtuar garbëron e tij, por thjesht merrka bluza nga dyqanet, me drejtkthim…/shkoder.info