Një debat ka nisur në puntatën e “Post BBVIP”, mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit ku po diskutohej loja e këtij të fundit në shtëpi.
Ishte Fifi ajo që dha mendimin e saj në fillim për lojën e fituesit të BBVIP ku tha se ai ka qenë më i rezervuar dhe nuk ka treguar gjithçka nga vetja. Nga ana tjetër, e pyetur nga modertorja, Monika Lubonja u shpreh se Iliri “nuk kursente askënd për lojë”.
Pjesë nga debati:
Fifi: A të flas a të mos flas?
Iliri: E di çfarë do thuash?
Fifi: Çfarë?
Iliri: Atë e di ti…
Fifi: Unë që kur kam dalur kam thënë që fiton Iliri dhe Arjola.
Iliri: Këtë gjë kur e ke thënë?
Fifi: Sa kam dalur nga shtëpia. Prandaj i kam thënë Arjolës fito. Unë mendoj që Iliri e ka ruajtur pak atë… Unë jam shpërfytyruar aty.
Iliri: Unë nuk e kuptoj çfarë energjie paskam kontraktuar në shtëpi?
Fifi: Unë të mendoj pakëz më ndryshe. Ndoshta po të kishte pasur pak alkool… Kamerat na kontraktojnë
Monika: Çfarë mendon?
Monika: Unë nuk e njoh Ilirin, ka qenë në një program kryetar dhe pastaj e kam njohur në BBV. Tani loja ka mbaruar për të gjithë, dhe të gjithë do të shfaqim ato vlerat tona në vazhdimësi. Ilirin, vazhdoj ta them që përveç talentit të padiskutushëm që ai ka, dhe duke qenë një djalë shumë i zgjuar edhe në lojë do të jetë vetë i pari. Ka bërë lojën e vet… Unë nuk di të them Ilirin jashtë di të them Ilirin brenda që nuk të kursente për të arritur qëllimin e vet.
Iliri: Ilirin kush e ka kursyer aty brenda?
Çfarë do të kishe bërë ndryshe në marrëdhënie me Ilirin?
Monika: Do i thoja Ilirit që do të jap akoma kohë që të njohësh Monikën, sepse jam njëjta Monikë edhe jashtë. Nuk kemi pasur ende momente jashtë, nuk jemi takuar./Shqiperia ime.com.al