Kanë dalë që tani vendet kandidate për të organizuar Botërorin 2030. “The Times” bën të ditur se në garë nuk do të jenë vetëm Portugalia dhe Spanja, por si pritëse po mendohet edhe Ukraina.
- Situata, lufta dhe sulmet ruse në tokën ukrainase ka bërë që, futbolli të nevojitet më shumë se kurrë për të shpërndarë mesazhe paqeje. Ajo që shton dhe më shumë mundësinë për diçka të tillë është se UEFA ka deklaruar se Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Europë.
Botërori i ardhshëm do të zhvillohet këtë fundviti në Katar, ndërsa ai i vitit 2026 është caktuar të organizohet nga 3 shtetet e Amerikës së Veriut, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika.