UFO NË FORMË PIRAMIDE FLUTURON MBI NJË ANIJE AMERIKANE

Një filmim që portretizon një objekt të çuditshëm fluturues në formë piramide (me drita ndezur) ndërsa fluturon rreth një anije amerikane, është përcaktuar si i vërtetë nga Pentagoni, Departamenti i Mbrojtjes amerikane.

Imazhet, kanë ndezur një interes mediatik drejt fenomenit të UFO-ve (Unidentified Flying Object o Unknown Flying Object), të ashtuquajtur objekte fluturuese jo të identifikueshëm, që vazhdon të tërheqë një grup të madh të apasionuarish, kërkuesish dhe kuriozë të thjeshtë.

Sot ekspertët preferojnë t’i quajnë UAP ( Unidentified Aerial Phenomenon), edhe për ti larguar nga kultura pop dhe nga konspiracionizmi që dukshëm përqafon temën UFO.

Falë web-it sot mund të mbështetemi në një sërë burimesh (pak a shumë të besueshme), por që kur institucionet dhe agjensitë qeverisëse amerikane – siç është pikërisht Pentagoni dhe CIA – kanë filluar të “hapen” në shumë mbi këto ngjarje, ka në dispozicion jo pak materiale zyrtare që mund të jenë një ndihmë për të analizuar këto fenomene të çuditshme.

Një gjë është e sigurtë, ekspertët i marrin shumë seriozisht, edhe pse në shumë raste është konfirmuar vërtetësia, siç ka ndodhur për videot e famshme “FLIR1”, “Gimbal” dhe “GoFast” të kapura mes viteve 2014 dhe 2015 nga pilotë luftarakë Super Hornet F/A-18.

Në vitin 2019 Marina ushtarake amerikane deklaroi për herë të parë se bëhej fjalë për video të vërteta.

Tani janë hedhur në titujt kryesorë të mediave internacionale video të reja dhe imazhe të objekteve misterioze, vërtetësia e të cilave është “çertifikuar” nga Pentagoni.

Padyshim, më magjepsësi është objekti piramidal këtu.

Sipas konfirmimeve të portalit “The Black Vault” të John Greenewald Jr, i cili prej shumë vitesh mbledh dhe zbulon informacione zyrtare mbi UFO/UAP, videoja e objektit piramidal (e shpërndarë në YouTube nga regjisori Jeremy Corbell dhe nga gazetari George Knapp) është kapur në korrik të vitit 2019 nga anëtarë të ekuipazhit të USS Russell, një anije “destroyer” e Marinës amerikane që në atë kohë gjendej në brigjet e San Diego-s.

Në video – filmuar me një kamer nate – duket objekti i çuditshëm me dritat e sinjalizimit të ndezura ndërsa fluturonte mbi anije, në një letësi prej rreth 200 metrave.

Në fakt kemi të bëjmë vetëm me njërin nga objektet e çuditshme që janë identifikuar atë natë.

Gjatë të njëjtit vit janë gjurmuar të tjerë objekte misterioze metalike fluturuese, në formë sfere; në një rast njëri ra në humnerë, por nuk u gjetën gjurmë rrënojash.

Siç tregohet, vërtetësia e imazheve është konfirmuar nga vetë Pentagoni, dhe në veçanti nga zëdhënësja Susan Gough, e cila ka lënë deklaratën e mëposhtme:

“Mund të konfirmoj që fotot dhe videot të cilave iu referohen janë realizuar nga personel i Marinës.

L’UAPTF i ka përfshirë këto ngjarje në hetimet e saj”.

Megjithatë, ekspertja, ka shtuar se nuk do të bëhen komunikata të tjera mbi këto, për çështje sigurie kombëtare.

“Siç kemi thënë më parë – shpjegon Gough – për të mbajtur sigurinë e operacioneve dhe të shmangur përhapjen e informacioneve që mund të jenë të dobishme për ndonjë armik të mundshëm, DOD nuk diskuton publikisht detajet e vëzhgimeve apo të analizave të objekteve që janë sinjalizuar në fushat tona të stërvitjes ose në hapësirat ajrore”.

Me fjalë të thjeshta, ato objekte shumë mirë mund të ishin drone ushtarake të kontrolluar nga vetë ushtarët amerikan, ose mund të jenë mjete fluturuese nga vende armike, një hipotezë shumë më e besueshme se e UFO-ve të dërguar nga hapësira nga alienët për të na “kontrolluar”.

Për çfarëdo gjëje që bëhet fjalë, UAP janë padyshim fenomene tërheqëse që do të vazhdojnë të ngacmojnë fantazinë e të apasionuarve edhe për shumë vite në vazhdim, edhe nga përdorimi gjithmonë e më i përhapur i droneve dhe robotëve nga ana e ushtarëve.

PËRKTHEU: ALLNEWS.AL

Author: admin