Pas gati 1 viti e gjysmë, Italia ka vendosur të lehtësojë kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi duke vendosur rregulla të reja për këto vende.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza,ka firmosur së fundmi draftin e ri ligjor i cili hyn menjëherë në fuqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se udhëtarët që vijnë nga shtetet që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë gjithashtu në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria , do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një karantinë 5 ditore.
Të gjithë udhëtarët duhet të prezantojnë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes.
Ky afat është reduktuar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshme kryerja e tamponit molekular o antigjenik.
Sakaq udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor.