Marinela Hysa këtë të enjte ishte e ftuar në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku tregoi se shpesh herë ka qenë pjesë e gjykimeve dhe bullizimit për shkak të formave fizike, apo edhe nisjes në moshë të re të biznesit të saj. Ish konkurrentja e “Love Story” ndër të tjera nënvizoi se meshkujt shqiptar i kanë kërkuar vetëm seks.
“Jam paragjykuar shumë. Meshkujt jashtë programit më kërkonin krevat më thënë të drejtën. Më shikonin nga format e trupit, nuk e di çfarë kanë meshkujt shqiptar… kur shohin një vajzë seksi dhe të lezetshme e kalojnë limitin”.
Marinela theksoi se format i ka nga palestra pasi është shumë aktive në ushtrime. Sa i takon pjesëmarrjes në një reality dhe lajmeve për një nga konkurentët, ajo tha që nuk komunikon fare me Kristin sidomos tani që ka ikur. Ermali e pyet për të gjithë zhurmën që u krijua në rrjet për të dy ata, për të cilën Marinela thekson
“Unë aty kam thënë që nëse do të bëja marrëdhënie me Kristin, nuk kam thënë që do të bëj apo dua të bëj. Absolutisht që jo”. Sipas saj, mesa duket është vetëm se ka bërë një gabim duke mos dalë shumë./Shqiperiaime.com.al