Vetëm pak ditë më parë, në shtypin rozë u përhap me shpejtësi lajmi se aktori i mirënjohur Guljelm Radoja, ishte një gjendje të rëndë shëndetësore, lexoni Guljelm Radoja në gjendje të rëndë në reanimacionin e Durrësit, miku i tij apel shtetit për ndihmë.
Një lajm i cili trishtoi jo vetëm kolegët e tij, por edhe dashamirësit e artit.
Rreth kësaj çështjeje ka folur së fundmi edhe Monika Lubonja. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar se shëndeti i tij është përmirësuar dhe ka dalë nga intubimi para dy ditësh.
“Vazhdon të jetë ende i shtruar në spital. Një aktore e Durrësit, Mimoza, më ka treguar që dëshiron të kurohet aty dhe nuk do të lëvizë në Tiranë. Gjendja është kthyer në n normalitet, dje kanë provuar t’i heqin intubimin dhe thonë që deri tani trupi ka reaguar mirë. Ky është lajmi i fundit deri më sot, në këto momente.”-tregoi ajo.
Lubonja bëri gjithashtu një apel të fortë për instancat publike, duke kërkuar që shteti të bëjë më shumë për artistët, pasi ata janë shumë keq nga gjendja ekonomike.
“Këta aktorë kanë ngelur të varfër dhe mendoj që kemi kaq pak aktorë, na kanë ngelur aq pak kolosë të atyre viteve sa mendoj që duhet t’i bëjmë një thirrje shtetit që të nxjerrë ca paketa për këta aktorë, sepse po t’i numërojmë me gishtat e dorës, nuk bëhen dot as 10. Le të krijohet një paketë për ta. Mesa di unë ai nuk ka asnjë pension të veçantë, janë disa gjëra që neve nuk duhet të na humbasin në vëmendje. Jo vetëm ne artistëve, por edhe duke ngritur këtu zërin me juve. Duhet patjetër Ministria e Kulturës, duhet të jenë drejtorët ata që t’i çojnë dhe t’i ngrejnë sa më shumë këta pak aktorë, thesarë që kemi.”-përfundoi ajo.