Një debat me tone të forta mes Rezart Veleshnjës dhe Aleks Seitaj bëri xhiron e rrjetit. Veleshnja bëri një deklaratë të fortë për kolegun e tij, Aleks Seitaj. Ai tha se një nga paroditë e Aleksit nuk duhet dëgjuar nga adoleshentët. Përveç kësaj Rezarti u shpreh se përmes kësaj parodie Aleksi tregon se është homoseksual.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ziejë me këto deklarata të forta, ku sigurisht nuk kanë munguar edhe reagimet nga Aleksi.
Ky i fundit ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC.
Aleksi ka folur edhe për parodinë që ka publikuar para pak ditësh i titulluar “Skandal” (Parodia që nuk bën për të qeshur)
Aktori i njohur ka treguar se nisur pikërisht nga skandali dhe debati me Rezart Veleshnjën është frymëzuar për të krijuar këtë parodi.
“Duke u nisur nga situata e fundit, që unë personalisht, artistikisht kam kaluar, u frymëzova për të bërë këtë parodi që nuk është një parodi si gjithë të tjerat. Cfarë më ngacmoi mua nga kjo situata e fundit.
Nuk ishte fakti që dikush u ngrit edhe më sulmoi mua personalisht. Ishte se si ky skandal u bë kaq i madh mediatikisht saqë mua më çuditi. Në të njëjtën kohë jam prononcuar dhe kam thënë publikisht që unë sapo kam mbaruar së xhiruari një film me metrazh të gjatë, ku luaj personazhin kryesor dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr”, ka shpjeguar Aleks Seitaj.
Ndër të tjera ai ka thënë se këtë parodi ua dedikon të gjithë artistëve që hasen me plot vështirësi për të arritur gjërat që ata dëshirojnë.
“Është një parodi dhe me gjithë zemër e them këtë, është dhuratë dhe dedikim për të gjithë artistët që shklyhen në 100 copa për të bërë atë çfarë kanë në mendje të bëjnë, të nxjerrin artin e tyre”, përfundoi ai.