Kristi la programin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan gjatë emisionit të së hënës pasi të gjitha vajzat refuzuan që të dilnin më në takime me të.
Ditën e sotme, në “Love Story Talk” Eni Shehu tregoi se kishte komunikuar me Kristin dhe ai kishte shprehur një gjendje jo të mirë psikologjike.
“Pas programit Kristi kërkoi që të ishte sot për të thënë fjalën e fundit, duke qenë se në një situatë që përshkallëzoi u çua dhe u largua.
I dhamë mundësinë që të ishte këtu për të respektuar bashkëpunimin shumë të bukur dhe rrugëtimin e tij deri në fund, por Kristi nuk erdhi.
Sot kam pasur një komunikimi me të ku më shprehu një gjendje jo të mirë psikologjike. I urojmë t’i kalojë sa më shpejt”, tha Eni Shehu./Shqiperia ime.com.al