U martova qe 13 vjece! Burri beri fëmijë me shoqen time”, 30-vjeçarja pe.rlot ne TV: Ia fala por ajo që më bëri më pas

Në një intervistë për emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, një 30-vjeçare rrëfen se është martuar në moshë të re me një djalë në moshën e saj, ndërsa shprehet se në moshën 14-vjeçare, ka sjell në jetë fëmijën e parë.

Gjithçka po shkonte mirë deri në momentin që gruaja zbuloi se burri e tr adhtonte me shoqen e ngushtë.

Pas këtij lajmi, gruaja vendosi që ta fal dhe solli në jetë edhe tre fëmijë të tjerë, mirëpo burri i saj vijoi sërish që ta tra dhtonte duke lindur një fëmijë tjetër, me një grua tjetër.

Gruaja deklaroi se:

Unë jam njohur me ish-bashkëshortin në moshën 13 vjeçare, ishim në shkollë së bashku, ai vinte te klasa ime dhe bënte rr ëmujë. Unë dhe ai u dashuruam dhe vendosëm të iknim së bashku pa dijeninë e prindërve. Ikëm dhe ky më çoi tek shtëpia e hallës.

Prindërit e mi lajmëruan policinë dhe unë u kapa, më sollën në shtëpi, por unë firmosa në polici se ika me dëshirë. Pastaj po atë ditë unë shkova te shtëpia e tij pasi babi im mori një telefonatë nga vjehrri im, i cili i tha që lëri të jenë bashkë dhe unë do vij do flasim së bashku.

Pasi unë ika në familjen e tij, rashë shtatzënë dhe në moshën 14- vjeçare unë u bëra nënë, një shtatzëni e padëshiruar. Lindi vajza e cila sot është 16-vjeç. Unë do shkoja te familja e babit pas lindjes dhe pas disa ditësh unë do kthehesha në shtëpi, kur u ktheva në shtëpi e gjeta bashkëshortin tim në një dhomë me shoqen e ngushtë timen.

Unë u tra dhtova nga të dy dhe ika në familjen e prindërve të mi, mirëpo ky i mohoi të gjitha dhe më kërkoi të kthehesha në familje, shkaku fëmijës unë u ktheva dhe historia kështu vazhdoi. Ajo sa herë unë ikja nga shtëpia dhe shkoja te prindërit e mi, ajo shkonte te shtëpia e ish-bashkëshortit. Unë e kam marrë vesh pas disa muajsh që kjo shkonte te shtëpia.

Unë ja kam fal atij gjithmonë tr adhtinë, sepse mendoja se i ri dhe u martua shumë i vogël dhe thosha gjithmonë që do kaloj, do mësoj por jo edhe sot ai vazhdon të jetë kështu edhe pse jeton jashtë dhe ka krijuar një marrëdhënie dhe mesa di unë ka dhe një fëmijë tjetër.

Unë për atë njeri kam bërë gjithçka, e kam falur, e kam dashur me shpirt dhe duke qenë se e doja e falja gjithmonë. Një herë ky kishte sjellë disa rroba nga jashtë dhe në njërin nga xhupat që solli gjeta një kartë telefoni dhe kur e futa në telefon pash që aty kishte disa video që tregonin se ai kishte një fëmijë tjetër atje jashtë dhe se videot kishin festa dhe çdo gjë që bënte ky me fëmijën.

Edhe pse ne na erdhën në jetë 4 fëmijë ai vetëm vinte nga pak dhe ikte, largohej jetonte jashtë. Ndërkohë që fëmijët e tij nuk merrnin kurrë përkëdhelje, ai i jepte fëmijës tjetër që kishte me atë tjetrën.Gruaja që ka tani, kishte futur në disa dhurata që burri iu bëri fëmijëve për Vitin e Ri, një karte memorie.

Djali duke veshur dhuratën e babait, një xhup, e gjen dhe ma jep mua. Besoj që ajo e ka futur qëllimisht aty. Në atë kartë kishte video të burrit me të dhe me një fëmijë tjetër që i thërriste babi. U tr ondita shumë. Ai kishte krijuar një familje tjetër pas krahëve të mi. Aty vendosa të ndahem përfundimisht

Author: admin