Atdhe Xharavina prej dy ditësh ka munguar në “Përputhen” e kjo sigurisht është vënë re menjëherë duke shkaktuar edhe thashetheme se ai mund të jetë larguar.
Mirëpo përmes një postimi në Instastory, Atdheu ka treguar se është larguar këto ditë për shkak të problemeve me shëndetin, por do të rikthehet sërish.
“Të dashur miq, faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time. Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm.
Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha”, shkruan Atdheu./shkoder.info